Samsung së shpejti do të fillojë shitjen e kartelës mikroSD me 512 GB

Teknologji

Samsung së shpejti do të fillojë shitjen e kartelës mikroSD me 512 GB

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 13:30
Samsung

Gjatë verës, Samsungu njoftoi se po i përgatiste kartelat microSD prej 512GB ndërsa tani ka ardhur koha që ky model të shfaqet në treg.

Sajti i Samsungut në Gjermani, si dhe dyqani online, e listuan kartelën microSD prej 512GB me një çmim prej 289.90 eurosh. Kartela nuk është ende në dispozicion, por të interesuarit mund të regjistrohen për të marrë njoftime se kur fillon shitja.

Çmimi jashtëzakonisht i lartë është edhe më i habitshëm kur dihet se sa kushton modeli microSD 256GB (99,90 euro). Kjo do të thotë se një hapësirë dy herë më e madhe mund të blihet me një çmim pothuajse tre herë më të lartë, e gjitha për ta mundësuar luksin e gjysmë terabajti hapësire shtesë në telefon.

Shpejtësia e leximit dhe regjistrimit të të dhënave e kartelës së Samsungut microSD EVO Plus është deri në 100 MB/s. Sipas kompanisë së Koresë së Jugut, 3GB video me cilësi prej 4K do të mund të transferohen për vetëm 38 sekonda.

Kapaciteti është ekuivalent me 78 orë video Full HD, ose 150,300 foto. Në dispozicion është edhe adapteri SD, ndërsa Samsungu për EVO Plus e ofron një garanci 10 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat