Xiaomi lanson klone të AirPodsit, kushtojnë 30 dollarë

Teknologji

Xiaomi lanson klone të AirPodsit, kushtojnë 30 dollarë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 12:08
Ato quhen AirDots

Xiaomi njihet për aksesorë të thjeshtë e të lirë aq sa njihet edhe për smartfonët e saj, e së fundi ka tërhequr vëmendjen me kufjet me wireless në stil të AirPodsëve, që kushtojnë më pak se 30 dollarë.

Ato quhen AirDots dhe kryejnë funksion të njëjtë sikurse produkti i Applet.

AirDots kushtojnë 199 yuan (29 dollarë) në Kinë, ndërsa AirPods të Applet kushtojnë 159 dollarë në SHBA.

AirDots nuk dihet se çfarë kualiteti e performance kanë, dihet vetëm se mbështet lidhjen Bluetooth 5.0, ashtu sikurse edhe AirPods.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat