Facebook me ndryshimin që do iu pëlqejë të gjithëve - Bota Sot
Facebook me ndryshimin që do iu pëlqejë të gjithëve

Teknologji

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Facebook me ndryshimin që do iu pëlqejë të gjithëve

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 00:17
Ilustrim

Së shpejti do të hyjë në funksion veçoria e Facebook e cila ju lejon ta anuloni mesazhin e dërguara në aplikacionin Messenger, deri në 10 minuta pasi t’i keni dërguar, veçori kjo ekzistente në rrjetin social “Instagram”.

Planet për këtë përditësim të fundit të aplikacionit, i cili u bë i disponueshëm për përdoruesit e iPhone dhe iPad të martën.

“Së shpejti: Fshijeni mesazhin nga biseda pasi të jetë dërguar. Nëse e keni dërguar aksidentalisht foton, informacionin apo mesazhin e gabuar, tani mund ta përmirësoni atë duke e fshirë mesazhin deri në 10 minuta afat pasi ta dërgoni atë”, shkruhej në shënimin e përditësimit.

Një prototip i këtij përditësimi është mundësuar nga Jane Wong, profesoreshë në Universitetin e Uashingtonit Perëndimor, e cila shpërndau fotografitë në Twitter, duke shpjeguar se si do të funksionojë ndryshimi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test