Modaliteti i Errët i aplikacioneve kursen baterinë e telefonëve - Bota Sot
Modaliteti i Errët i aplikacioneve kursen baterinë e telefonëve

Teknologji

Modaliteti i Errët i aplikacioneve kursen baterinë e telefonëve

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 20:43
Ilustrim

Gjatë Samitit të Zhvilluesve Android, Google tha se Modaliteti i Errët i aplikacioneve ndihmon në jetëgjatësinë e baterisë.

Konsumi i energjisë rritet kur shtoni shkëlqimin e ekranit, por është edhe ngjyra e ekranit ajo që ndikon në konsumin e bateritë.

Nisur nga kjo Google thotë se “Night Mode” kursen baterinë.

Kompania ka kryer disa testime me Google Pixel dhe iPhone 7. Konsumi ulet deri në 60% kur modaliteti i errët është i aktivizuar me 100% shkëlqim ndërsa vetëm 14% kursim me 50% shkëlqim.

Megjithatë kjo vlen për ekranet OLED dhe nuk do të ketë të njëjtin impakt tek ekranet LCD.

Nisur nga këto gjetje, Android ka nevojë për aplikacione që kanë modaliteitn e errët e pse jo të ndryshohen edhe udhëzimet e dizajnit material për të adoptuar ngjyrat e errëta.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test