Kujdes, nga kjo e hënë mund të humbisni të gjitha bisedat e WhatsApp - Bota Sot
Kujdes, nga kjo e hënë mund të humbisni të gjitha bisedat e WhatsApp

Teknologji

Kujdes, nga kjo e hënë mund të humbisni të gjitha bisedat e WhatsApp

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 09:18
Ilustrim

Duke filluar nga data 12 nëntor, të gjithë mund t’i humbisni bisedat tuaja të WhatsApp, nëse nuk ndiqni disa udhëzime.

Kështu ka bërë të ditur kompania në një konferencë për shtyp, e cila njofton se pas një marrëveshjeje të arritur me Google, tani të gjitha bisedat, fotografitë dhe videot e dërguara përmes aplikacionit mund të ruhen në Drive, shërbimi i pritjes e arkivave të gjigantit teknologjik.

Për të shmangur humbjen e të gjithë skedarëve dhe bisedave, këtu janë hapat për t’i ruajtur ato në Google Drive:

Hapni WhatsApp.

Zgjidhni butonin "Menu", "Settings", "Chat" dhe klikoni mbi Backup.

Ju mund të zgjidhni "Ruaj" për të krijuar një rezervë menjëherë.

Gjithashtu mund të klikoni "Ruaj te Google Drive" dhe përzgjidhni frekuencën me të cilën dëshironi që kopjet rezervë të ruhen.

Nëse nuk keni një llogari të Google Drive, shtypni "Shto llogari".

Së fundi, zgjidhni "Ruaj duke përdorur" për të zgjedhur llojin e rrjetit që dëshironi të përdorni për të ruajtur kopjet rezervë.

Për të shmangur përdorimin e të dhënave celulare, ne rekomandojmë ta lidhni telefonin tuaj me një rrjet Wi-Fi para se të ruani të dhënat tuaja në Google Drive.

Vlen për t’u përmendur se ky ndryshim do të ndikojë vetëm në përdoruesit e Android, sepse WhatsApp tashmë ka një marrëveshje me Apple, i cili u lejon klientëve të saj të ruajnë bisedat dhe skedarët e tyre përmes iCloud, shërbimi kompanisë së Apple.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test