Raspberry Pi prodhon një version të lirë, 25 dollarësh të kompjuterit më të fuqishëm të saj - Bota Sot
Raspberry Pi prodhon një version të lirë, 25 dollarësh të kompjuterit më të fuqishëm të saj

Teknologji

Raspberry Pi prodhon një version të lirë, 25 dollarësh të kompjuterit më të fuqishëm të saj

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 23:48
Raspberry Pi

Synimi i kompanisë Raspberry Pi, është që të bëjnë kompjuterin sa më lirë që të jetë e mundur e sa më të qasshme nga njerëzit, duke prezantuar një kompjuter të ri 25 dollarësh i cili ka shumë tipare të njëjtë me kompjuterin më të fuqishëm të tyre, 35 dollarësh.

Ky model i ri, i quajtur Raspberry Pi 3 Model A+ përdor procesorin e njëjtë quad-core 1.4GHz Broadcom sikurse versioni i fuqishëm i tyre Model B+.

Ky version gjithashtu përkrah lidhjet me Bluetooth 4.2 e po ashtu 2.4GHz e 5GHz Wi-Fi, duke e bërë shumë të lehtë përdorimin e tij kudo që ka rrjet.

Por disa tipare i janë hequr për shkak të zvogëlimit të çmimit për 10 dollarë. Kompjuteri më nuk ka port Ethernet pra duhet të përdoret vetëm me Wi-Fi, ndërsa ka vetëm 512MB RAM në vend të 1GB, dhe ka vetëm 1 USB portë në vend të 4 sa ishin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test