Roboti modular i ndryshon formën dhe sjelljen sipas detyrës

Teknologji

Roboti modular i ndryshon formën dhe sjelljen sipas detyrës

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 09:06
Roboti modular

Një ekip kërkimor i udhëhequr nga Universiteti Cornell e ka demonstruar një mori robotësh modularë që lëvizin së bashku si një, por të cilët shpërbëhen dhe riformësohen si një formë tjetër që është më e përshtatshme për detyrën e caktuar ose për t’i naviguar pengesat.

Roboti modular është në fakt i përbërë nga disa botë kubik me rrota në katër anët, të zhvilluara nga Universiteti i Pensilvanisë. Ata bashkëngjiten me njëri-tjetrin duke përdorur magnet me kamerë qendrore dhe një kompjuter për përpunimin e të dhënave hyrëse.

Secili bot kubik komunikon me kullën qendrore përmes Wi-Fi. Kompjuteri i kullës punon me një softuer, i cili përfshin algoritme perceptimi për hartografim dhe navigim dhe “një planifikues të nivelit të lartë për t’i drejtuar veprimet dhe rikonfigurimin”, të cilat e ndihmojnë kolektorin robotik modular që të navigojë në mënyrë autonome në një ambient dhe t’i kryejë detyrat.

Ekipi hulumtues tashmë e kishte një bazë të dhënash me 57 konfigurime të mundshme robotike, të cilat u plotësuan me ide dizajni nga studentët dhe nga garuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat