Twitter mbyll llogarinë "zyrtare" të Putinit

Teknologji

Twitter mbyll llogarinë "zyrtare" të Putinit

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 13:41
Vladimir Putin

Kompania Twitter njoftoi sot se ka pezulluar urdhrin për përfaqësimin e rremë të presidentit rus Vladimir Putin në këtë platformë sociale.

"Ne pezulluam llogarinë @putinRF_eng për përfaqësim të rremë, dhe bazuar në ankesat e zyrtarëve rusë," njoftoi Twitter Inc. dhe shtoi se llogaria në fjalë nuk ka të bëjë me Putin, raporton Reuters.

Bazuar në fotografitë e arkivuara nga kjo llogari, duket se ajo u nis në nëntor 2012 dhe kishte rreth një milion pasues, dhe se kryesisht botonte zhvillimet zyrtare të qeverisë ruse në të cilat paraqitej Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat