Skandalet e Facebook-ut nuk dinë të ndalen - Bota Sot
Skandalet e Facebook-ut nuk dinë të ndalen

Teknologji

Skandalet e Facebook-ut nuk dinë të ndalen

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 13:13
Mark Zuckerberg

Facebook ka siguruar qasje të privilegjuar në të dhënat e klientëve te disa kompani, duke përfshirë Netflix dhe Airbnb.

Një përfaqësues i Parlamentit Britanik ofroi së fundi dokumente që vërtetojnë se skandalet në rrjetin më popullor nuk kanë fund dhe vetëm sa vijnë e rriten.

Kompanitë që kishin këtë privilegj, sipas Damian Collins, janë aplikacioni për gjetjen e partnerëve Badoo dhe ai për shërbime të transportit Lyft.

Dokumentet janë siguruar nga kompania e programimeve për zhvillimin e aplikacioneve Six4Three, e cila aktualisht është në betejë gjyqësore me Facebook.

Përveç Badoo, janë të përfshira edhe aplikacionet për njohje Hot or Not dhe Bumble.

Sidoqoftë, disa nga qasjet e të dhënave u mohuan, duke përfshirë shërbimin Ticketmaster për shitjen e biletave, shërbimin për përmbajtje të shkurtra të videove Vine në pronësi të Twitter dhe aplikacioni Airbiquity.

Facebook ka mohuar të ketë shitur të dhënat e përdoruesve për kompani tjera.

Ndryshe, rrjeti popullor është përballur me gjoba pas skandalit me Cambridge Analytic.

Enti rregullator britanik për mbrojtjen e të dhënave (ICO) gjobiti me 565.000 euro Facebook-un pas çështjes së Cambridge Analytica’ dhe përdorimit të të dhënave personale të miliona përdoruesve pa pëlqimin e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test