Motori i parë i printuar në 3D

Teknologji

Motori i parë i printuar në 3D

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 16:04
Motori 3D

Gjërat që mund të printoni janë emri, ndonjë dokument dhe së fundmi një motor.

Kompania gjermane “BigRep” deklaron se motori i saj NERA është motori i parë me dy rrota i prodhuar krejtësisht me një printer 3D, me përjashtim të pjesëve elektrike.

Nga timoni tek ndenjëset madje edhe gomat me disqet, të 15 pjesët e NERA u printuan duke përdorur printerin 3D të shkallës së madhe të kompanisë “BigRep”.

Elementi më interesant i këtij motori janë gomat speciale pa ajër.

Ky model tregon efektin potencialisht revolucionar që mund të ketë printimi 3D në prodhimin e automjeteve në vitet në vijim.

“Ky motor dhe prototipet tona të tjera do të shtyjnë limitet e krijimtarisë inxhinierike dhe do të ndryshojnë perceptimin teknologjinë e printimit 3D”, tha Daniel Buening, bashkëthemelues dhe Drejtor i Menaxhimit të dizenjuesve të NERA, “NOWlab.

Megjithatë, duke marrë parasysh sasinë e kohës që i duhet një printeri 3D për të prodhuar këtë motor, me shumë mundësi nuk do e shohim motorin NERA që të hyjë në prodhim tani afër. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat