Shqipëria fjala e dytë më e kërkuar nga italianët në Google për turizmin

Teknologji

Shqipëria fjala e dytë më e kërkuar nga italianët në Google për turizmin

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 17:12
Google

Sardenja në vend të parë, ndërsa Sicilia në vend të tretë, por mes këtyre të dyjave ndodhet surpriza, Shqipëria, në podiumin e destinacioneve turistike më të kërkuara nga italianët në motorin e kërkimit Google për vitin 2018.

Sigurisht si çdo vit, turistët italianë preferojnë vendin e tyre, por këtë herë ka hyrë edhe një destinacion i huaj, Shqipëria.

Më pas vijojnë Greqia dhe Kroacia, që pëlqehen shumë nga italianët, ndërsa në vend të gjashtë ndodhet Toskana e ndjekur nga Zanzibari ekzotik dhe Korsika.

Klasifikimin e 10 më të kërkuarave e mbyllin Salentoja dhe Abruco./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat