Analisti i njohur e sheh 2019-ën si vit të vështirë për Apple

Teknologji

Analisti i njohur e sheh 2019-ën si vit të vështirë për Apple

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 14:23
Mung-Chi Kuo

Analisti i mirënjohur i Apple, Mung-Chi Kuo, edhe njëherë tjetër ndryshoi parashikimet e tij për shitjet e modeleve të reja të iPhone:

Tani ai parashikon:

38 deri në 42 milion iPhone të shitur për tre mujorin e parë të 2019-ës nga 47 deri në 52 milion që kishte qenë më parë

205 deri në 210 milion iPhone të shitur gjatë 2018-ës

188 deri në 194 milion iPhone pritet të shiten vitin e ardhshëm

Menjëherë pas lajmit vlera e aksioneve të Apple ra me 2% ndërsa me 25% ka rënë gjatë tre mujorit të fundit, transmeton pcworld.

Ming-Chi Kuo njihet për parashikimet e tij të sakta në lidhje me produktet e Apple.

Ai më parë kishte thënë që iPhone XR do të ketë kërkesë të dobët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat