Vdes njëri nga themeluesit e HQ Trivia dhe Vine, Colin Kroll

Teknologji

Vdes njëri nga themeluesit e HQ Trivia dhe Vine, Colin Kroll

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 08:35
Colin Kroll

Bashkë-themeluesi aplikacionit të famshëm HQ Trivia, Colin Kroll, është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në New York në moshën 34 vjeçare.

Drejtori i përgjithshëm, njëherit edhe bashkëthemelues i Vine, është gjetur nga policia pasi e dashura e tij kishte kërkuar që ta kërkojnë.

Zyrtarë të kompanisë kanë konfirmuar vdekjen dhe kanë thënë se janë tejet të pikëlluar.

Sipas policisë trupi i pajetë i Kroll u gjet në afërsi të ilaçeve paraphernalia, është raportuar në TMZ.

Kroll ishte njëri nga themeluesit e platformës NQ Trivia, video-lojë në kohë reale për telefona, e cila u bë shumë e famshme për një kohë të shkurtër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat