Shërbimi Xbox 360 sjell disa ndryshime

Teknologji

Shërbimi Xbox 360 sjell disa ndryshime

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 09:41

Microsoft (MSFT) solli diçka të re për të gjithë përdoruesit e shërbimit Xbox 360.

Microsoft-i ka sjellë një përditësim të ri për Xbox 360 dhe të gjithë abonentët e Xbox LIVE.

Tashmë abonentët do kenë mundësinë që të përdorin pajisjen e tyre me UI Metro të Windows 8.

Gjithashtu do të kenë disa ndryshime siç është dhe Internet Explorer, i cili do të vijë me pamjen e re “Metro”, dhe një seksion për “Rekomandime dhe Vlerësime”.

Do të ketë dhe rregullime për nëntë gjuhët që kjo pajisje mbështet. Drejtori i programimit të Xbox Live në Microsoft, Larry “Major Nelson” Hyrb shkroi në një postim në blogun e tij që Xbox SmartGlass do të vijë më 26 tetor bashkë me Windows 8. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat