Federer: Ja momenti kur do tërhiqet nga tenisi - Bota Sot
Federer: Ja momenti kur do tërhiqet nga tenisi

Tenis

Federer: Ja momenti kur do tërhiqet nga tenisi

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 10:34
Roger Federer

Legjenda e tenisit, zvicerani Roger Federer ka dhënë një lajm të keq për të gjithë fansat e tij.

Në një intervistë ai ka folur për herë të parë edhe për pensionimin duke lënë të kuptohet se mund të ndodhë edhe vitin që vjen.

“Tani e kam një ide sesi do të rrjedhë viti 2019”, tha ish-numri një i botës për SRF.

“Edhe pse ende nuk e di saktësisht se çfarë do të ndodhë këtë pranverë në terrenet me bar, dhe’ dhe beton”, tha Federer.

Tetë herë fituesi i Ëimbledonit tha se nuk e di nëse do të luajë pas vitit 2019.

“Jam në bisedime të vazhdueshme me ekipin tim dhe do ta shohim nëse do ta kem edhe një vit tjetër apo jo”, tha zvicerani.

Federer vlerësohet si tenisti më i mirë i të gjitha kohëve nga shumë ekspertë dhe ish-tenistë. Ai mban rekordin për më së shumti tituj grand slam të fituar në histori, 20 sosh, katër më shumë se Rafael Nadal dhe gjashtë më shumë se Pete Sampras dhe Novak Djokovic.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...