Williams zgjidh enigmën: Ky është tenisti më i madh në histori

Tenis

Williams zgjidh enigmën: Ky është tenisti më i madh në histori

Më: 6 janar 2019 Në ora: 12:25
Williams e Federer

Respekti reciprok nuk mungon mes Serena Williams dhe Roger Federer, aq sa tenistja amerikane e konsideron zviceranin si tenistin si “tenistin më të madh në histori”. Këtë deklaratë, Serena Williams e bëri pas ndeshjes që dy tenistët luajtën ndaj njëri-tjetrit, në Hopman Cup, në lojën dyshe mikse, ku çifti zviceran fitoi ndaj atij amerikan.

Në një intervistë pas ndeshjes, Serena Williams tha: “Unë mendoj se Roger është tenisti më i madh në histori. Unë gjithnjë them atë që mendoj dhe shifrat e konfirmojnë këtë gjë. Është një tenist karizmatik, në fushë e jashtë saj”, tha tenistja amerikane, që për herë të parë duelonte ndaj Federer në një ndeshje zyrtare.

Serena Williams e Roger Federer selfie pas ndeshjes

Më tej, Serena, duke zbuluar një të fshehtë të Federer, shtoi: “Njerëzit e nënvlerësojnë shërbimin e Roger, por unë them se është e pamundur të kuptosh se ku do të përfundojë topi. Jo më kot është një kampion”. Roger e Serena, të dy tenistë 37-vjeçarë, kanë 20 vjet që luajnë tenis, duke dominuar në këtë sport në dy dekadat e fundit, ikona të këtij sporti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat