Federer: Gjenerata e re po na vë shumë në presion

Tenis

Federer: Gjenerata e re po na vë shumë në presion

Më: 8 janar 2019 Në ora: 19:07
Federer: Gjenerata e re po na vë shumë në presion

Më 14 janar do të nisë në Melbourn Grand Slam i Australian Open, turne ku tenisti zviceran Roger Federer do të luajë për të mbrojtur titullin kampion fituar një vit më parë. Zvicerani ka fituar dy edicionet e fundit në këtë Grand Slam, konsiderohet si favorit nga bastexhinjtë edhe pse vetë Federer nuk ka këtë mendim. “Për mua, tre tenistët favoritë janë Nadal, Gjokoviq e Zverev. Nuk besoj se unë do të jem fitues i këtij turneu më 27 janar edhe pse ndihem mire fizikisht”, u shpreh Federer. Madje Federer mendon se Gjokoviq është më favorit se të tjerët, pasi e ka fituar këtë turne 6 herë, po aq sa ai.

Por zvicerani mendon se edhe Zverev, talenti i ri i këtij sporti, numri 4 në botë, do të jetë një “kockë e fortë” për të gjithë. “Mund të jetë shumë surpriza gjatë këtij turneu, teksa mjaft tenistë të rinj, si Tsitsipas, Shapalov e Kyrgios mund të bëjnë diferencën në ndeshje të caktuara. Gjenerata e re po na vë shumë në presion dhe mendoj se ka ardhur momenti që një tenist i ri të fitojë një Grand Slam, ashtu siç bëri Zverev në nëntor, në Londër. Do të ishte diçka e bukur nëse një emër i ri do të triumfonte në këtë turne”, tha Federer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat