Skandal bastesh

Tenis

Skandal bastesh

Më: 12 janar 2019 Në ora: 15:08
Ilustrim

Plaga e basteve në sport dhe veçanërisht në atë të tenisit është rikthyer në sportin e raketës. Autoritetet spanjolle kanë arritur të zbërthejnë një rrjet që merrej me vendosjen e basteve dhe trukimin e ndeshjeve të tenisit. Ata vendosnin shumë të mëdha parash për këto ndeshje të trukuara.

Personat që ishin vënë në shënjestër dhe janë ndaluara nga policia ishin më së shumti armenë, përfshi edhe 28 tenistë profesionistë. Madje njëri prej tyre ka marrë pjesë në grad slam të US Open vitin e kaluar.

Për momentin, në pranga kanë prëfunduar 15 vetë, por të hetuar janë 68 persona. I vetmi emër “big” që është përmendur deri më tani si i përfshirë në skandal është Marc Fornell Mestres, fitues i dy turneve Challenger dhe që ka si renditje më të mirë vendin e 236-të në botë. Ai akuzohet se ka opatur rolin ë ndërmjetësit mes organizatës armene dhe tenistëve.

Sipas Europol, organizata ka korruptuar tenistët profesionistë për t’u garantuar atyre rezultate të paracaktuara dhe fituar shuma të mëdha parash. Madje ata kanë asistuar në ndeshje, në mënyrë që tenistët të respektonin marrëveshjen, duke vendosur baste “live”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat