Asnjë problem për emrat e mëdhenj - Bota Sot
Asnjë problem për emrat e mëdhenj

Tenis

Asnjë problem për emrat e mëdhenj

Më: 15 janar 2019 Në ora: 10:38
Serena Williams

Asnjë probleme për emrat e mëdhenj në ndeshjet mbetura të raundit të parë të Australian Open për femra.

Kështu, ish-numri 1 në botë, Serena Williams, kampione e këtij turneu në vitin 2017, rikthehet me fitore pas dy vitesh. Tenistja amerikane iu imponua 2:0 me sete (6:0, 6:2) gjermanes Tatiana Maria. Një vit më parë Serena nuk mori pjesë në turneun australian, pasi kishte vetëm pak muaj që ishte bërë nënë, ndaj ajo vazhdon të mbetet e pamposhtur në këtë turne, prej dy vitesh.

E nis më këmbën e mbarë edhe tenistja kanadeze Eugenie Bouchard, që mposhti 2-0 me sete kinezen Shuai Peng, duke avancuar në raundin e dytë. Bashkë me të kualifikohet edhe tenistja zvcërane Timea Bacsinszky, që mundi 2-0 (6-3, 6-0) rusen Daria Kasatkina.

Tenistja spanjolle, Garbine Muguruza, numri 4 në botë, fitoi me lehtësi 2:0 (6:2, 6:3) kinezen Saisai Zheng, duke e dominuar lojën në të dyja setet. Nuk zhgënju as Karolina Pliskova, numri 7 në botë, që mundi 2:0 (6:3, 6:2) patrioten e saj Karolina Muchova, ndërkohë që surpriza e vetme ishte eliminimi i bjelloruses Victoria Azarenka, që u mund 2-1 nga rivalja gjermane Laura Siegmund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...