Federer vazhdon tutje

Tenis

Federer vazhdon tutje

Më: 16 janar 2019 Në ora: 11:26
Federer vazhdon tutje

Janë zhvilluar ndeshjet e para të rrethit të dytë të grand slamit ‘Australian Open’.

Kampioni në fuqi i këtij turneu, Roger Federer, ka kaluar tutje edhe pse hasi në vështirësi ndaj britanikut, Daniel Evans. Ky duel ishte emocionues dhe me rivalitet të madh në dy setet e para, të cilat u vendosen vetëm në “tie break” në favor të Federerit 7:6, 7:6, derisa në setin e tretë tenisti zviceran e menaxhoi mirë lojën dhe arriti të realizojë fitore 6:3.

Në rrethin e tretë ka avancuar edhe kroati Marin Cilic, që e mundi 3-1 (7-6, 6-7, 6-4, 6-4) amerikanin Mackenzie McDonald.

Befasi nuk pati as te femrat, ku danezja Caroline Wozniacki fitoi me lehtësi 2-0 ndaj suedezes Johanna Larsson. Tutje kaloi edhe tenistja merikane Sloane Stephens, që eliminoi humngarezen Tomea Babos, duke fituar 2-0 (6-3, 6-1).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat