Federer e Nadal vazhdojnë tutje

Tenis

Federer e Nadal vazhdojnë tutje

Më: 18 janar 2019 Në ora: 16:47
Federer e Nadal vazhdojnë tutje

Zvicerani Roger Federer dhe spanjolli Rafael Nadal vijojnë rrugëtimin në Australian Open, që është edhe Grand Slam-i i parë i vitit në tenis. Zvicerani numër 3 në botë dhe kampion në fuqi i turneut, avancoi në fazën e 1/8-ave pasi mposhti 3:0 me sete (6:2, 7:5, 6:2) amerikanin Taylor Fritz në më pak se një orë e gjysmë lojë. Deri tani 37-vjeçari nuk ka humbur qoftë një set, çka tregon se po kalon një formë shumë të mirë. Tashmë një legjendë e tenisit, Federer është në kërkim të trofeut të tij numër 100 dhe të 21-in Grand Slam. Asnjë problem edhe për Rafael Nadal. Numri 2 në botë u shfaq me prepotencë ndaj australianit Alex De Minaur, numrit 27 të turneut, duke fituar 3:0 (6:1, 6:2, 6:4, në dy orë e 24 minuta lojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat