Federer dorëzon titullin - Bota Sot
Federer dorëzon titullin

Tenis

Federer dorëzon titullin

Më: 20 janar 2019 Në ora: 13:32
Federer dorëzon titullin

Roger Federer ka dorëzuar sot titullin e Grand Slam të Australian Open, pasi është mundur 3:1 (6:7, 7:6, 7:5, 7:6) nga greku Stefanos Tsitsipas në takimin e raundit të katërt, ndeshje që zgjati 3 orë e 50 minuta. Një betejë mes legjendës Federer dhe 20-vjeçarit grek, që arrin të kualifikohet për herë të parë në çerekfinalet e grand slam që po zhvillohet në Melburn. Një ndeshje spektakolare në të katërta setet, ku tenistët dhuruan emocione e ku rivaliteti ishte në kulmin e tij.

Edhe pse Federer fitoi në “tie break” setin e parë, nuk arriti të ruante të njëjtin ritëm deri në fund. Pikët shtesë e tradhëtuan zviceranin në tri setet e tjera, ku Tsitsipas u tregua më i saktë, i qetë dhe në fund arriti të sigurojë një biletë për më tej. Kjo ishte humbja e parë e Federer në këtë turne pas 3 vitesh, pasi zvicerani ka triumfuar në Melburn në dy edicionet e fundit. Gjithsesi, pas kësaj humbje ai rrezikon të dorëzojë edhe vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm.

Pa probleme ka fituar sot tenisti spanjoll Rafael Nadal, numri 2 në botë, që mundi 3:0 (6:0, 6:1, 7:6) ndaj çekut Tomas Berdych. Nga ky i fundit pritej më shumë në këtë sfidë, por ai u “zgjua” vonë, në setin e tretë. Nadal nuk toleroi dhe falë një shërbimi të fortë triumfoi në “tie break” në këtë set, duke avancuar në çerekfinale.

Një biletë për në fazën çerekfinale siguroi edhe tenisti spanjoll Alvaro Bautista, që mposhti me shumë vështirësi kroatin Marin Çiliç me shifrat 3:2 (6:7, 6:3, 6:2, 4:6, 6:4). Një ndeshje e hapur dhe me rivalitet, të dy tenistët e kërkuan fitoren edhe pse loja e tyre ishte me luhatje. Gjithsesi, Bautista arriti të triumfojë në setin final dhe të avancojë më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...