Naomi Osaka në histori, kampione e Australian Open

Tenis

Naomi Osaka në histori, kampione e Australian Open

Më: 26 janar 2019 Në ora: 13:35
Naomi Osaka në histori, kampione e Australian Open

Naomi Osaka ka fituar finalen e Australian Open kundër Petra Kvitova me rezultatin 2:1, në një ndeshje tepër të fortë që në fund pa japonezen të buzëqeshë.

Për herë të parë do të ketë një numër një në botë që do të jetë nga Azia, dhe nga Japonia më konkretisht. Ky është Grand Slam i dytë që fitohet radhazi nga Osaka, e cila një vit më parë triumfoi bë US Open.

Seti i parë ishte shumë i luftuar dhe u vendos vetëm në fund të anojë në anën e 21-vjeçares japoneze me rezultatin 7:6, ndërsa në të dytin është tenistja çeke që merr kontrollin dhe arrin të fitojë në shifrat 7:5. Gjithsesi në të tretin është sërish Osaka që do triumfojë në shifrat 6-4 dhe bëhet numri 1 në botë.

Në raundet e tyre të gjysmë-finaleve, Pliskova eliminoi lehtësisht amerikanen Danielle Collins, ndërsa Osaka mundi Karolina Pliskova, kjo e fundit në çerekfinale eliminoi Serena Willimas-in.

Kujtojmë që nesër në 9:30 do të zhvillohet finalja për meshkuj mes Novak Gjokoviq dhe Rafael Nadal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat