Nadal: Asgjë nuk është e përjetshme - Bota Sot
Nadal: Asgjë nuk është e përjetshme

Tenis

Nadal: Asgjë nuk është e përjetshme

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 17:34
Nadal: Asgjë nuk është e përjetshme

Në një intervistë për mediat spanjolle, tenisti Rafael Nadal, numri 2 në botë, ka deklaruar se dominimi i tij, Novak Gjokoviqit dhe Roger Federerit do të përfundojë së shpejti. Në 15 vitet e fundit, këta të tre kanë fituar 52 Grand Slam, duke e monopolizuar këtë sport. “Asgjë nuk është e përjetshme. Ne të tre jemi në fazën përmbyllëse të karrierës tonë. Kjo është e sigurtë”, u shpreh Nadal. “Unë nuk e di saktësisht se kur do të tërhiqemi. Kur të largohem nuk do të mërzitem, pasi kam shumë aktivitete të tjera me të cilat merrem dhe për të cilat do të kem më shumë kohë”, tha Nadal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...