Probleme me gjurin, Nadal tërhiqet nga sfida me Federer

Tenis

Probleme me gjurin, Nadal tërhiqet nga sfida me Federer

Më: 17 mars 2019 Në ora: 10:32
Rafael Nadal

Rafael Nadal ka ngritur “flamurin e bardhë” dhe është tërhequr nga sfida gjysmëfinale e turneut Masters të Indian Wells, ku do të përballej me Roger Federer. Dhimbja në gjurin e majtë ka qenë e fortë, duke detyruar tenistin spanjoll të mos zbresë në fushë. Kjo i ka hapur “dritën jeshile” Federer që të shkojë në finalen e turneut amerikan ka u lodhur dhe pa u përballur me asnjë nga “top-20” tenistët më të mirë në botë deri më tani.

“Më vjen keq që Rafa u tërhoq, pasi ndeshje tona janë gjithnjë të mrekullueshme. Shpresoj të rikuperohet sa më shpejt, për të zhvilluar të tjera përballje në të ardhmen”, tha Federer. Dueli i fundit mes tyre daton në në vitin 2017, kur Federer fitonte ndaj Nadal në finalen e Shangait. Kjo tërheqje nga Indian Wells ndërlikon pozitat e Nadal, që pritet të mungojë edhe javën e ardhshme, në turneun Masters të Majemit.

Në finalen e Indian Wells, Federer do të përballet me austriakun Dominic Thiem, i cili në gjysmëfinalen tjetër mundi 2-1 (7-6, 6-7, 6-4) kanadezin Milos Raonic. Një ndeshje me rivalitet dhe emocione në dy setet e para, ku fituesi u vendos në “tie break”. Federer e Thiem janë në barazim 2-2 në përballjet direkte, ndërkohë që fituesi i finales do të renditet nga dita e hënë në vendin e katërt të renditjes botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat