Thiem mposht Federerin në finale të Indian Wells

Tenis

Thiem mposht Federerin në finale të Indian Wells

Më: 18 mars 2019 Në ora: 12:59
Thiem

Tenisti austriak ka mposhtur legjendën e tenisit.

Dominic Thiem triumfon në finalen e Indian Wells, duke mposhtur një legjendë të tenisit, si Roger Federer.

Thiem fitoi 2-1 me sete, 3-6, 6-3, 7-5, që është edhe “Masters 1000”  i parë për tenistin austriak.

25-vjeçari tregoi paraqitje shumë të mirë, që sidomos në setin e dytë luajti me nervat e kundërshtarit, ndërsa në setin final rezistoi duke fituar në fund 7-5. Federer duhet ende të presë për trofeun e tij të numër 101.

Ndërsa në konkurrencën e femrave këtë turne e fitoi, 18-vjeçarja rumune Bianca Andreescu, që mundi në finale gjermanen, Angelique Kerber, 2-1 me sete (6-4, 3-6, 6-4).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat