Zbulohen pamje tmerruese të Tiger Woods në stacionin policor, nuk qëndron dot në këmbë

Tenis

Zbulohen pamje tmerruese të Tiger Woods në stacionin policor, nuk qëndron dot në këmbë

Më: 14 prill 2019 Në ora: 20:10
Tiger Woods

Sportisti i njohur ishte arrestuar në maj të vitit 2017 pasi e kishte zërë gjumi në timon, tani kanë rrjedhur pamjet tmerruese në stacionin policor.

Janë zbuluar pamje shokuese të yllit të golfit, Tiger Woods, në stacionin policorë pas arrestimit në maj të vitit 2017. Ai kishte problem që të fryjë në matësin e sasisë së alkoolit, dhe pastaj rrëzohet në një karrige.

E gjithë skena kishte ndodhur në Jupiter, të Floridës. Ai ishte gjetur duke fjetur në timon pasi kishte probleme me veturën dhe më pas u arrestua nën dyshimin se kishte përdorur alkool dhe më pas kishte vozitur në gjendje të dehur.

Woods, ishte filmuar nga kamerat e sigurisë, dhe shihet se po hasë në vështirësi që të qëndrojë në këmbë.

Ai gjithashtu hasi në vështirësi në artikulimin e fjalëve, në kohën kur po i jepte të dhënat personale, zyrtarit të policisë, përpara se ta bënte testin e alkoolit, raporton the Sun. Ndërsa më pas kamerat kanë kapur pamjet e tij teksa u mbështeste për muri, në mënyrë që të mbahet e të mos rrëzohet.

Ish numri 1 i golfit, i kishte thënë policisë se ai nuk kishte qenë duke pirë, dhe dy testet shfaqën se niveli ishte 0.0 alkool në gjak.

Ai më vonë i tha zyrtarëve se ka përdorur një numër të madh të barërave dhe ato i kanë reaguar keq në organizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat