Federer fiton ndaj Coric, siguron fazën çerekfinale në Romë

Tenis

Federer fiton ndaj Coric, siguron fazën çerekfinale në Romë

Më: 16 maj 2019 Në ora: 22:47
Roger Federer

Roger Federer ka shënuar një fitore spektakolare kundër Borna Coric, për të kaluar në fazën çerekfinale të ‘Rome Open’.

Reketi zviceran arriti që të shpëtonte dy poena që mund t’i kushtonin me ndeshje, për të triumfuar në fund me rezultatin 2:6, 6:4, 7:6(7).

Ndeshja ndërmjet numrin tre dhe atij 15 në ranglistën botërore zgjati për dy orë e 33 minuta. Pasi kaloi në fazën çerekfinale, Federer aty do të ketë përballë fituesin e duelit Tsitsipas – Fonjini. Kujtojmë se Tsitsipas kishte befasuar Federerin në përballjen e tyre të fundit, duke e mposhtur, edhe pse në moshë shumë të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat