Federer shkruan historinë në ndeshjen jubilare në grand slam - Bota Sot
Federer shkruan historinë në ndeshjen jubilare në grand slam

Tenis

Federer shkruan historinë në ndeshjen jubilare në grand slam

Më: 31 maj 2019 Në ora: 20:51
Federer

Tenistët Rafael Nadal dhe Roger Federer vijojnë të shkëlqejnë në grand slam të Roland Garros.

Ata kanë fituar sot edhe në ndeshjet e radhës dhe janë kualifikuar për në raundin e katërt të këtij turneu, që zhvillohet në fushat me dhè të Parisit.

Nadal, numri 2 në botë dhe kampioni në fuqi, mundi 3-1 belgun David Goffin (6-1, 6-3, 4-6, 6-3), duke humbur setin e parë në këtë turne.

Gjithsesi, epërsia e spanjollit ishte e madhe, duke e dominuar ndeshjen dhe mbetet favoriti kryesor për titullin.

Vijon edhe marshimi i Roger Federer, i rikthyer në këtë turne pas tri vitesh. Zvicerani mundi 3-0 (6-3, 6-1, 7-6) norvegjezin Kasper Ruud. Ndeshje e dominuar nga legjenda Federer, që vetëm në setin e tretë vuajti disi, duke fituar me meritë këtë sfidë.

Federer bëhet tenisti më i vjetër në moshë që shkon në raundin e katërt të një grand slam që prej vitit 1991 (zvicerani është 37 vjeç). Rekordi mbahet nga Jimmy Connors, që në raundin e katërt të US Open luajti në moshën 39-vjeçare. Për zviceranin kjo ishte ndeshja nr.400 në një grand slam, një rekord. Një ndeshje jubilare që u mbyll me fitore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...