Serbi Djokovic e harron sportivitetin kur gjërat nuk i shkojnë në favor – shikoni çka i thotë gjyqtarit gjatë ndeshjes - Bota Sot
Serbi Djokovic e harron sportivitetin kur gjërat nuk i shkojnë në favor – shikoni çka i thotë gjyqtarit gjatë ndeshjes

Tenis

Serbi Djokovic e harron sportivitetin kur gjërat nuk i shkojnë në favor – shikoni çka i thotë gjyqtarit gjatë ndeshjes

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 16:15
Novak Djokovic

Novak Djokovic është shëndrruar në një figurë frustruese në 24 orët e fundit.

Gjysmëfinalja e tij kundër Dominic Thiemit në French Open u desh të shtyhej ditën e djeshme për sot, për shkak të erërave të forta dhe shiut në Paris.

Dyshja është ende duke u ndeshur, derisa po shkruhet ky artikull, por serbi ka rrëmbyer vëmendjen në një moment gjatë ndeshjes për arsye jo shumë sportive.

Ai u përfshi në një shkëmbim të tensionuar fjalësh me gjyqtarin, Jaume Campistol në një moment gjatë takimit.

32-vjeçari u paralajmërua se po merrte shumë kohë për gjuajtur servën në setin e dytë kundër Thiemit.

Djokovic pastaj kërkoi nga ai që të mos kërkonte aq herët për goditje në mënyrë që të kishte më shumë kohë për serva.

Image

Djokovic: “A mund të më tregosh pse vazhdimisht po e tregon rezultatin një sekond pasi pika ka përfunduar?

Gjyqtari: “Është procedurë standarde Novak. Rregulli është 25 sekonda.

Djokovic: “A ke luajtur ndonjëherë tenis?

Gjyqtari: “Po.

Djokovic: “Ke luajtur tenis apo jo? Kështu që je në dijeni si është në këto situata. 5-6, pikë e gjatë, turma ende duke duartrokitur. E dini si është apo jo. Në rregull, fantastike.

“Bravo të qoftë njeri. Bravo të qoftë. E bëre veten të famshëm. E bëre veten të njohur. Do të marrësh lavdata për këtë.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...