Nadal nuk njeh limite, triumfon për herë të 12-tëNadal nuk njeh limite, triumfon për herë të 12-të

Tenis

Nadal nuk njeh limite, triumfon për herë të 12-tëNadal nuk njeh limite, triumfon për herë të 12-të

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 18:31
Nadal nuk njeh limite, triumfon për herë të 12-të

Roland Garros ka vetëm një mbret dhe ai është Rafael Nadal. Tenisti nga Mallorca vazhdon të shkruajë historinë në grand slamin francez pasi arriti të fitonte titullin e tij të 12-të në këtë turne duke thelluar rekordin e tij. Nadal mposhti për të dytin vit radhazi në finalen e French Open austriakun Dominic Thiem, këtë herë 3-1 me sete në një ndeshje që zgjati 3 orë e 1 minutë lojë. Ky ishte titulli i 18-të Slam në karrierë për Nadal i treti radhazi në French Open dhe i 12-ti në 15 vitet e fundit. 6-3 5-7 6-1 6-1 ishte rezultati i sfidës në favor të Nadal me Thiem që u ndal edhe njëherë tjetër tek më e bukura. Me arritjen e një tjetër suksesi në Roland Garros, 33-vjeçari Nadal tashmë e kthen vëmendjen nga Ëimbledon, turneu i cili cilësohet si një mollë e ndaluar për Rafën pasi e ka fituar vetëm 2 herë në karrierë, pikërisht në vitet e arta të karrierës së tij 2008 dhe 2010, kjo pasi ndryshe nga fushat me dhe të kuq ato me bar nuk janë specialiteti i Nadal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat