Halep avancon në raundin e tretë, “OK” edhe Pliskova e Svitolina

Tenis

Halep avancon në raundin e tretë, “OK” edhe Pliskova e Svitolina

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 20:15
Simona Halep

Ka nisur sot raundin e dytë i grand slam të Wimbledon në tenis, turneu më i rëndësishëm i tenisit në fushat me bar. Një ditë e qetë te femrat, teksa tenistet pretendente të mbetura në garë kanë fituar.

Ish-numri 1 në botë, tenistja rumune Simona Halep, avancon në raundin e tretë pas fitores 2-1 (6-3, 4-6, 6-2) ndaj patriotes së saj Michaela Buzarnescu. Një fitore e merituar e Halep, që edhe pse fali një set ishte superiore në fushë.

Më tej shkon edhe tenistja çeke Karolina Pliskova, që mundi 2-0 (6-0, 6-4) Monica Puig të Porto Rikës. Ndërsa tenistja bjelloruse Victoria Azarenka eliminoi australianen Ajla Tomljanovic, duke fituar po 2-0 (6-2, 6-0).

Në raundin e tretë ka shkuar edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina, që mundi rusen Margaritan Gasparyan. Ndeshja u ndërpre në setin e dytë për shkak të dëmtimit të ruses, e cila kishte fituar setin e parë, por po humbiste të dytin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat