Simona Halep e para në gjysmëfinalen e Uimbëlldonit

Tenis

Simona Halep e para në gjysmëfinalen e Uimbëlldonit

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Tenistja rumune, Simona Halep është tenistja e parë që u kualfikua në gjysmëfinale të turneut Masters në Uimbëlldon, pasi që në çerekfinale, me 2-0 në sete, ose 7-6 dhe 6-1 në geme, mundi kinezen Zhuaj Zhang. Tenistja rumune e filloi keq setin e parë duke qenë në disavantazh me 1-4 në geme. Mirëpo në vazhdim konsolidojë lojën e vet dhe me 7-6 në geme , fitoi setin e parë. Në setin e dytë , kualiteti erdhi në shprehje dhe Halep demoloi kinezen Zhang me 6-1. Në gjysmëfinale, Halep do të përballet me fituesin e sfidës Elina Svitolina nga Ukraina dhe Karolina Muçova nga Çekia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat