Williams gjobitet me 10.000 dollarë

Tenis

Williams gjobitet me 10.000 dollarë

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 19:26
Williams gjobitet me 10.000 dollarë

Shtatë herë fituesja e  Wimbledon,  Serena Williams është gjobitur me një shumë prej 10,000 dollarëve për dëmtimin e fushës. Incidenti ka ndodhur gjatë një seance stërvitore, e ku u cilësua si dëmtim i barit, sipas organizatorëve.

Ajo është gjobitur edhe më parë me 10,000 dollarë në All England Club pasi që e ka shkatërruar raketën e saj duke e goditur në fushë, gjatë një ndeshje ndaj Christina McHale në vitin 2016.

Bernard Tomiq i Australisë u gjobit me çmimin e plotë Wimbledon prej 58,500, javën e kaluar për mos përmbushjen e “standardit të kërkuar profesional” gjatë humbjes së tij të rrallë 58-minutëshe nga Jo-Wilfried Tsonga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat