Halep shkatërron Elinën - Bota Sot
Halep shkatërron Elinën

Tenis

Halep shkatërron Elinën

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 17:39
Halep shkatërron Elinën

Simona Halep ka shkatërruar Elina Svitolina 6-1 6-3 dhe është kualifikuar për në finalen e turneut të Wimbledonit.

Një paraqitje perfekte për 27-vjeçaren rumune, numri 7 i renditjes botërore para këtij turneu, e para finaliste e Wimbledonit nga Rumania.

Një gjysmëfinale që pritej me interesim të madh, sepse 24-vjeçarja ukrainase Svitolina ka pasur një ecuri mbresëlënëse këtë vit, por realisht ishte një sfidë zhgënjyese dhe u vërtetua ajo që thuhej me gjysmë zëri: Svitolina pati edhe avantazhin e shortit për të shkuar në gjysmëfinale, sepse në rrugën e vet hasi emra si Gavrilova, Gasparyan, Sakkari, Martic e Muchova, asnjë prej tyre mes 20 më të mirave në botë, transmeton telesport.

Në finale Halep do të ndeshet me fituesen e duelit Serena Williams-Barbora Strycova, në një sfidë mes veteranesh që anon qartësisht nga amerikania legjendare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...