Halep shkruan historinë në Wimbledon, triumfon duke mposhtur legjendën Williams - Bota Sot
Halep shkruan historinë në Wimbledon, triumfon duke mposhtur legjendën Williams

Tenis

Halep shkruan historinë në Wimbledon, triumfon duke mposhtur legjendën Williams

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 16:16
Simona Halep

Tenistja rumune Simona Halep fitoi sot grand slam-in e Wimbledon për femra në tenis, pas fitores 2-0 (6-2, 6-2) ndaj rivales amerikane Serena Williams. Ndeshja luajtur në fushën me bar të turneut londienz ishte një formalitet për Halep, që brenda një ore “hoqi qafe” me shumë lehtësi legjendën amerikane të raketës.

Për Halep ky është triumfi i dytë në një grand slam në karrierën e saj, teksa ka fituar edhe Roland Garros vitin e kaluar. Për motrën e vogël Williams dështon sulmi për të fituar për të 8-ën herë në Londër, në një ndeshje ku luajti shumë dobët. Halep është gjithashtu edhe tenistja e parë rumune që fiton në turneun londinez.

Seti i parë nuk pati histori, pasi që në topat e parë është tenistja rumune ajo që dominon në fushën e blertë, duke u shkëputur 4-0 dhe fiton 6-2. E njëjta pamje edhe në setin e dytë, ku pas barazimin 2-2 me “game” është Halep ajo që dominon, duke u shkëputur dhe fituar sërish 6-2.

Serena u duk e lodhur dhe asnjëherë nuk arriti të rivalizojë, duke pranuar humbjen. Për të duket sikur vijon mallkimi për të korrur grand slam-in e 24-t në karrierë, për të barazuar ikonën Margaret Court. Tenistja amerikane humbet finalen e tretë radhazi në një grand slam që kur u kthye në fushë pas lindjes një vit më parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...