Kur sporti është i padrejtë – Statistikat që tregojnë se Federer ishte ‘fituesi’ i vërtetë i Wimbledon - Bota Sot
Kur sporti është i padrejtë – Statistikat që tregojnë se Federer ishte ‘fituesi’ i vërtetë i Wimbledon

Tenis

Kur sporti është i padrejtë – Statistikat që tregojnë se Federer ishte ‘fituesi’ i vërtetë i Wimbledon

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 10:05
Roger Federer

Dje, Wimbledon na ka dhuruar një prej finaleve më interesante në historinë e tenisit.

Dy prej reketëvë më të mirë në tenis, Roger Federer dhe Novak Djokovic, kanë kontestuar titullin e Wimbledon 2019, në një finale maratonike që zgjati për 4 orë e 55 minuta, duke thyer rekordin e vendosur nga Federer – Nadal në vitin 2008.

Federer, përkundër moshës mbi supet e tij, arriti që me raste të dukej superior ndaj serbit Djokovic, i fundit ky që nuk dorëzohej asnjëherë.

Zvicerani lëshoi mundësinë e artë që të bënte trofeun për vete kur shërbente për titullin, duke u thyer nga Djokovic, i cili në fund, me anë të ‘Tie Break’, arriti të fitonte finalen maratonike.

Por, disa statistika tregojnë se Federer ishte ylli i vërtetë i mbrëmjes, statistika më poshtë.

Pikët totale të fituara ( 218 – 204) – Federer
Përqindja e pikëve në shërbimet e para (79 – 74) – Federer
Përqindja e pikëve në shërbimet e dyta (51 – 47) – Federer
Shërbime të thyera ( 7/13 – 3/8) – Federer
Më shumë goditje fituese (94 – 54) – Federer

Sipas statistikave të lart përmendura, shihet se fati ndoshta nuk ishte në anën e Federer. Historia mund ta mbaj mend vetëm fituesin, por ylli i mbrëmjes ishte ai që morri vendin e dytë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...