Kështu nuk e keni pa Diellza Kolgecin!

Tenis

Kështu nuk e keni pa Diellza Kolgecin!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2019 Në ora: 10:22
Diellza Kolgeci

Vdes për sport! E do sportin me shumë zemër! I fle në shpirt sporti, sidomos tenisi, skijimi, që besa edhe kick-box-i, sepse një periudhë është marrë edhe me këtë sport pa e llogaritur edhe alpinizmin. 

Image

Diellza me vajzën e saj

Është aktorja e njohur dhe modelja Diellza Kolgeci, e cila është e martuar me basketbollistin e njohur Fisnik Rugovën dhe ka një vajzë me emrin simpatik Helena.

Diellza shumë herë merret me tenis, po ashtu organizon edhe garat në atletikë për çështje humanitare.

Këto foto ka vite që e ka bërë por që flet shumë apo që tregon shpirtin e saj të zjarrtë për tenisin!

Kështu nuk e keni pa asnjëherë Diellzën me reketin e saj ulur në gjunjë pas një sfide, sigurisht pas ndonjë fitore spektakolare ndaj ndonjë kundërshtares që nuk e ka për zemër! 

Image

I ka për qejfi kafshët, por nuk i frikësohet në asnjë formë  gjarpërinjve siç tmerrohen shumica e njerëzimit! 

Duket se Diellzës i ka mbetur merak që nuk është bërë basketbolliste të cilin sport e përcjell më ëndje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat