Nadal: E kuptova se ai po fitonte shumë pikë

Tenis

Nadal: E kuptova se ai po fitonte shumë pikë

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 11:18
Nadal: E kuptova se ai po fitonte shumë pikë

Tenisti spanjoll Rafael Nadal e kaloi me sukses sfidën që e kishte para vetes në 1/8 e finales së US Open, duke e mposhtur kampionin e vitit 2014, Marin Çiliç, përmes fitores në katër sete që ia siguroi një vend në çerekfinale.

Rafael Nadal, 33-vjeçar, u tregua shumë i fortë për tenistin kroat në New York, duke siguruar kështu fitore me 3:1 (6;3, 3:6, 6:1, 6:2).

Cilici shfaqi formë të mirë në setin e dytë, kur edhe e barazoi rezultatin kundër Nadalit. Megjithatë, ai nuk arriti ta përsërisë këtë formë edhe në dy setet vijuese.

Nadal, 18-herë kampion i Grand Slams, do të luajë me argjentinasin Diego Schwartzman në fazën çerekfinale.

“Për disa momente në setin e dytë, unë e kuptova se ai po fitonte shumë pikë, se po më shtynte prapa dhe se po luante më me agresivitet se unë dhe e godiste topin me shumë fuqi”, u shpreh Nadali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat