4 muaj pezullim dhe 25 mijë dollarë gjobë për tenisin rebel - Bota Sot
4 muaj pezullim dhe 25 mijë dollarë gjobë për tenisin rebel

Tenis

4 muaj pezullim dhe 25 mijë dollarë gjobë për tenisin rebel

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 08:05
Nick Kyrgios

Federata Ndërkombëtare e Tenisit ka pezulluar me 16 javë (4 muaj) tenistin australian Nick Kyrgios. Ai ishte protagonist i një sjellje jo të hijshme në turneun Masters të Sinsinatit dy muaj më pare. Ai theu dy raketa të lojës në momentin që kërkoi leje për të sjhkuar në banjë. Ndërsa në fund të ndeshjesh shau dhe pështyu gjyqtarin.

ATP kreu një hetim ndaj 24-vjeçarit, që solli këtë vendim. Përveç pezullimit, ka ardhur edhe një gjobë prej 25 mijë dollarësh për tenisin. Kjo është gjoba e dytë që Kyrgios merr për atë incident, pasi organizatorët e turneut të Sinsinatit e gjobitën me 113 mijë dollarë dy muaj më parë.

Gjithsesi, ATP bën me dije se pezullimi i Nick Kyrgios është me kusht, pasi do të shihet sjellja e tij në fushë në 6 muajt në vijim. Tenisti duhet të ndiqet nga një trajner që ta udhëzojë për sjelljen në fushë gjatë muajve nëntor-dhjetor, kur nuk ka turne. Aktualisht, australiani ndodhet në vendin e 27-të në botë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat