Osaka heq dorë nga shtetësia - Bota Sot
Osaka heq dorë nga shtetësia

Tenis

Osaka heq dorë nga shtetësia

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 16:04
Osaka heq dorë nga shtetësia

Tenistja japoneze, Naomi Osaka ka vendosur të heqë dorë nga shtetësia amerikane.

Fituesja e dy turneve Grand Slam këtë vendim e ka marrë me qëllim që në Lojërat Olimpike të përfaqësojë Japoninë.

Ajo ka thënë për mediet se kërkesën për këtë procedurë e ka bërë në prag të ditëlindjes së saj të 22-të.

Bëhet e ditur se ligji në Japoni parasheh që çdo kush që ka shtetësi të dyfishtë, duhet të vendosë për njërën para se t’i mbushë 22 vjet.

“Dëshiroj që në Lojërat Olimpike të përfaqësoj Japoninë. Besoj se do të luaj me më shumë emocion dhe krenari”, ka thënë Osaka, aktualisht tenistja e tretë në botë.

Lojërat Olimpike mbahen në vitin e ardhshëm në Tokio.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat