Rekord, për më pak se 10 minuta, shiten 48 mijë bileta

Tenis

Rekord, për më pak se 10 minuta, shiten 48 mijë bileta

Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 18:25
Rekord, për më pak se 10 minuta, shiten 48 mijë bileta

Për më pak se 10 minuta janë shitur 48 mijë bileta. Kjo është normale kur përballë njëri-tjetrit do të jenë dy ikona të tenisit si Roger Federer dhe Rafael Nadal. Dy nga tenistët më të mirë në botë do të duelojnë mes tyre më 7 shkurt në Kejp Taun të Afrikës së Jugut. Një ndeshje bamirësie, ku të ardhurat do të shkojnë për fondacionin e tenistit zviceran.

Sfida do të luhet në “Cape Town Stadium”, i ndërtuar për botërorin 2010 të futbollit.

Kjo ndeshje pritet të thyejë rekordin e spektatorëve për një ndeshje tenisi, që për momentin mbahet nga Kim Klijsters dhe Serena Williams, vendosur në vitin 2010 në Bruksel (Belgjikë). Në atë takim ishin të pranishëm 35.681 spektatorë.

“Biletat dolën në shitje në orën 9 të mëngjesit dhe pas 10 minutash ishin shitur të gjitha, 48 mijë të tilla. Mbetëm të habitur nga entuziazmi i njerëzve, nuk e prisnim këtë gjë”, thanë organizatorët e kësaj sfide “show”. Çmimi i biletës varion nga 9 euro në 119 euro. Çdo blerës kishte të drejtë të blinte maksimumi 6 bileta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat