Frikë për jetën, Federeri duke qarë pasi anuloi ndeshjen - Bota Sot
Frikë për jetën, Federeri duke qarë pasi anuloi ndeshjen

Tenis

Frikë për jetën, Federeri duke qarë pasi anuloi ndeshjen

Më: 25 dhjetor 2019 Në ora: 14:31
Federeri

Roger Federeri dhe Alexander Zvereri u ndeshën në Amerikën e Jugut. Zvicerani u rikthye në vende që nuk kishte luajtur prej kohësh.

Ai zhvilloi ndeshje në Argjentinë dhe Meksikë. Turi po shkonte mirë dhe po e shijonte shumë së bashku me mikun e tij Zverev.

Situata ndryshoi në Kolumbi, aty ku ishte programuar ndeshja në Bogota.

Kryeqyteti i Kolumbisë kishte mbushur sallën plot dhe shumë tifozë po prisnin që të shihnin Federerin, duke u ndeshur me Alexander Zverevin.

Një ndeshje miqësore, më shumë për show. Lojtarët zbritën në fushë dhe nisën me nxehjen, por aty nisën trazirat. Përplasje të dhunshme ndodhën në kryeqytetin kolumbian dhe Federeri vendosi të anulonte ndeshjen së bashku me Zverevin.

Në dokumentarin e shfaqur shihet qartë se pas rikthimit në dhomat e zhveshjes ai nuk mbajti dot lotët dhe ishte Zverevi që po e ngushëllonte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat