Nadal dhe Djokovic, përgatitjet për turneun e ri ‘ATP Cup’

Tenis

Nadal dhe Djokovic, përgatitjet për turneun e ri ‘ATP Cup’

Më: 2 janar 2020 Në ora: 17:39
Nadal dhe Djokovic

Tenisi nis vitin 2020 nga Australia me një kompeticion të ri, ATP Cup që i paraprin turneut të parë Grand Slam të vitit, Australian Open. dy tenistët më të mirë të botës, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic tashmë kanë uhdëtuar drejt Brisbane ku do të zhvillohet ky kompeticion i ri.

ATP Cup zhvillohet mes 24 skuadrave përfaqësuese të ndara në 6 grupe  me ndeshjet që do të luhen në 3 qytete të Australisë. Do të jenë 8 skuadra që do të kualifikohen për në raundin  me eliminim direkt që do të vijojë me raunde të tjerë deri në shpalljen e fituesit. Sydney, Brisbane dhe Perth janë qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet në grupe, ndërsa faza finale do të mbahet në Sydney.

Shpërblimi total financiar për pjesëmarrësit në këtë turne do të jetë 15 milionë Dollarë, ndërkohë që në lojë për renditjen ATP janë 750 pikë për tenistët në lojën individuale dhe 250 pikë për ata në lojën dyshe. Turneu ATP Cup do të nisë ditën e premte dhe do të mbyllet në 12 janar dhe bie në sy mungesa e Andy Murray dhe Kei Nishikori.

Djokovic dhe Serbia do të bëjë debutimin në Brisbane në ditën e dytë, ashtu sikurse edhe Nadal me Spanjën  që do të luajë ndeshjet e tij në Perth. Serbia është në Grupin A të turneut me Francën, Afrikën e Jugut dhe Kilin, ndërsa Spanja ka si kundërshtarë Japoninë, Gjeorgjinë dhe Uruguajin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat