Rrenat e Srgjanit për Kosovën!  - Bota Sot
Rrenat e Srgjanit për Kosovën! 

Tenis

Rrenat e Srgjanit për Kosovën! 

Më: 14 janar 2020 Në ora: 14:58
Novaku dhe Srgjani

Serbët si gjithmonë jetojnë me rrena dhe me një propagandë të fëlliqur! Ata janë të njohur me lloj lloj deklarate dhe duke e gënjyer popullin e vet.   

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, në një video të publikuar në rrjete sociale është dëgjuar teksa këndon këngë nacionaliste serbe në të cilat përmendet edhe Kosova.
Një gjë e tillë e ka irritur ambasadorin e Republikës së Kosovës në Bullgari, Edon Canën, i cili e ka quajtur Gjokoviqin si primitiv, nacionalist dhe shovinist.

E ndaj deklaratave të ambasadorit Cana ka reaguar Srgjan Gjokoviq, babai i tenistit  serb, duke thënë se djali i tij është nacionalist dhe se “Kosova është Serbi”, shkruan index.hr.

“Novaku është një nacionalist, sigurisht, sikur që jam unë dhe shumica e njerëzve në këtë vend. Nuk është gjë e keqe. Ne i duam njerëzit tonë dhe vendin tonë, por ne nuk i urrejmë të tjerët dhe vendet tjera. 

Vendi ynë, dhe ju e dini, është tokë e shenjtë, sikur që është për izraelitët Jerusalemi. Tutje, Ne do të jemi gjithmonë me Kosovën. Kosova do të jetë gjithmonë zemra e Serbisë. Siç është tani, do të jetë gjithmonë”, ka thënë Srgjan Gjokoviq në një intervistë për televizionin serb Tv Prva.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat