Federer në çerekfinale

Tenis

Federer në çerekfinale

Më: 26 janar 2020 Në ora: 15:29
Federer në çerekfinale

Roger Federer ka kaluar në çerekfinale të Australian Open, pas fitores me rikthim kundër Marton Fucsovics në rundin e katërt të dielën në Melbourne.

Gjashtë herë kampioni i Australian Open e mundi hungarezin 3:1 (me sete, 4:6, 6:1, 6:2, 6:2).

38-vjeçari zviceran do të përballet me amerikanin Tennys Sandgren në rrethin e tetë më të mirëve të martën.

Pasi e humbi setin e parë, Federeri ishte i pandalshëm duke i fituar me lehtësi tri setet e radhës.

“E nisa mirë setin e dytë dhe nga aty gjërat u lehtësuan për mua”, tha Federer pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat