Australia Open: I jashtëzakonshëm dhe brilant, Roger Federer në gjysmëfinale

Tenis

Australia Open: I jashtëzakonshëm dhe brilant, Roger Federer në gjysmëfinale

Më: 28 janar 2020 Në ora: 09:03
Roger Federer

Në tre orë dhe 28 minuta, Roger Federer i ka mahnitur të gjithë në arenën e Rod Laver në turneun e Australia Open.

Tenisti zviceran fitoi 2:3 në sete (3-6 6-2 6-2 6-7 3-6) ndaj Sandgren, por përformanca e tij tregoi edhe njëherë pse ai konsiderohet më i miri i të gjitha kohërave.

Amerikani Sandgren e kishte shansin shtatë herë ta fitonte ndeshjen, por Federer tregoi klasin e tij duke shpëtuar po aq herë dhe në fund duke dalë fitues nga Melbourne.

Numri tre në botë gjithashtu pati probleme mjekësore dhe pauzoi përkohësisht, gjë që nuk e pengoi ta kryente misionin e tij.

Në gjysmëfinale, 38-vjeçari pret fituesin e duelit Raonic – Djokovic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat