Federer: Ja çfarë më shtyn të vazhdoj të luaj ende në këtë moshë

Tenis

Federer: Ja çfarë më shtyn të vazhdoj të luaj ende në këtë moshë

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 10:53
Roger Federer

Roger Federer ka zbritur në fushë si profesionist për herë të parë në viti 1998. Që nga ajo kohë kanë kaluar 22 vite e megjithatë tenisti zviceran vijon ende të luajë në nivele të larta.

Në karrierën e tij ai ka fituar mbi 1200 ndeshje, ka fituar në 103 turne dhe numëron 20 grand slam, rekord.

Por çfarë shton Federer, sot baba i 4 fëmijëve, të vazhdojë ende të luajë tenis? “Dëshira për të festuar, ashtu sikurse kam bërë edhe herën e parë. Në karrierë një sportist ka shumë luhatje, por momenti kur feston një triumf bashkë me stafin tënd është motivi që më shtyn të luaj ende”, tha Federer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat