Bën veprimin e papritur

Tenis

Bën veprimin e papritur

Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:51
Bën veprimin e papritur

Tenistja ruse Maria Sharapova ndodhet e izoluar në shtëpinë e saj për shkak të koronavirusit. Ajo u tërhoq nga sporti pak kohë më parë, por kjo situatë e krijuar nga virusi vdekjeprurës e ka mërzitur pa masë ish-numrin 1 në botë për femra.

Aktualisht, Sharapova ndodhet e bllokuar në shtëpinë e saj në Amerikë dhe për të komunikuar me fansat e saj ajo ka vendosur të bëjë një veprim që nuk ndodh shpesh.

Përmes “Twitter” e “Instagram”, ajo ka publikuar numrin e saj të celularit (310-564-7981) dhe u kërkon fansave t’i shkruajnë.

“Më dërgoni këtu, në numrin tim mesazhet tuaja, do t’u përgjigjem të gjithëve. Për mua është e rëndësishme të mos humbas gjatë këtyre ditëve kontaktin me njerëzit. Mund edhe thjesht të më shkruani përshëndetje”, shkruan Sharapova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat