Sharapova lumturon fansat nga karantina: Doni të flisni me mua, ky është numri im…

Tenis

Sharapova lumturon fansat nga karantina: Doni të flisni me mua, ky është numri im…

Më: 4 prill 2020 Në ora: 22:09
Maria Sharapova

Ajo është një “yll” i tenisit botëror, simbol i femrës së bukur. Edhe tani që është tërhequr përfundimisht nga ky sport, me sharmin dhe iniciativat e saj reklamuese ruan lartësinë e sukseseve në fushë. Së fundi, Maria Sharapova ka rezervuar një “dhuratë” befasuese për fansat.

Me një mesazh në rrjetet sociale, që nga karantinimi i saj në SHBA, ajo “dha” numrin e saj të telefonit, duke i ftuar të gjithë t’i dërgojnë mesazhe me mendime mbi izolimin e diktuar nga pandemia e Koronavirusit, t’i bëjnë pyetje dhe, nëse është e mundur, t’i sugjerojnë disa receta të mira për të kaluar kohën.

“Dërgoni pyetjet tuaja, unë do t’u përgjigjem të gjithëve”, – thotë Sharapova në një video-mesazh, të postuar në Instagram dhe Twitter. Kjo ide i erdhi 32-vjeçare ruse, kur pati një tele-konferencë me 150 tifozë të saj, javën e kaluar, e shtyrë nga sponsori. Aty e kuptoi se “sa e rëndësishme është të mos e humbësh kontaktin njerëzor këto ditë”. Fjalia fillestare e mesazhit është: “sapo mora një 310”, duke iu referuar prefikseve të SHBA-së. Në çdo rast, Sharapova ka “dhënë” numrin e saj atje, por jo saktësisht atë privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat